A mund të pajtohen Kosova dhe Serbia sipas Nenad Çanak?

by informim

Nenad Çanak, politikani nga Vojvodina ka deklaruar për “Balkan Talks” në Euronews Albania se armiqësia mes serbëve dhe shqiptarëve nuk është asgjë krahasuar me armiqësitë mes francezëve dhe gjermanëve.

Në këto kushte, ai la të nënkuptohet se ka armiqësi më të mëdha që kanë marrë zgjidhje se kjo Kosovë-Serbi.

banner

“Historia e luftërave mes Francës dhe Gjermanisë ka zgjatur me shekuj përgjatë historisë. Ka pasur miliona e miliona viktima nga të dyja palët. Vetëm nja dy dekada pas Luftës së Dytë Botërore u krijua Bashkimi Evropian si baza e një elementi të paqes se përhershme në tokën e Evropës, i krijuar mes dy vendeve, si një shtyllë kurrizore,” – deklaroi Çanak.

“Për shembull, në Serbi kur flet me qytetarë që s’janë të përfshirë në politikë, në 99% të rasteve do të thonë: ‘Shqiptarët janë kështu e ashtu’. Por kur i pyet nëse njohin shqiptarë dhe a kanë pasur kontakte me ta, do të thonë: ‘Jo, nuk kam njohur kurrë, por di që janë popull shumë i ndershëm në biznes, mund të bazohesh te fjala e tyre. Kur të japin fjalën, janë shumë të besueshëm’. E kështu me radhë. Njerëzit janë shumë… i kanë shumë të qarta këto stereotipa pozitive për popullin shqiptar. Por nga ana tjetër, për shkak të kësaj propagande masive që po zgjat për dekada, kuptojnë që shqiptarët janë armiq të serbëve dhe armiq te çdo gjëje në lidhje me Serbinë. Të gjitha këto janë helme të politikës së përditshme, që mund të pastrohet brenda një brezi, nëse fillon të merresh me këtë. Drita e gjen rrugën. Por tani sigurisht, gjërat kanë ndryshuar. Shumë njerëz po vijnë në Shqipëri,” – shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy