Rrjedhin imazhet e telefonit të ri Tecno Camon 20

by informim

Tecno e lansoi serinë Camon 19 në korrik të 2022, dhe kështu ne po i afrohemi me shpejtësi zbulimit të pajisjeve Camon 20.

Sipas raporteve të kaluara, do të ketë përsëri tre modele – Camon 20 i thjeshtë, Camon 20 Pro dhe Camon 20 Premier 5G.Camon 20 tani është zbuluar, përmes imazheve të rrjedhura e të cilat mund t’i shihni më poshtë.

banner

Camon 20 thuhet se ka 8GB RAM memorie dhe 256GB hapësirë të përgjithshme, ndërsa numri i modelit do të jetë Ck8n.

Ndërsa aktualisht nuk kemi më shumë detaje rreth Camon 20, Camon 20 Premier 5G është përfolur se fuqizohet nga çipi Dimensity 1200 SoC i MediaTek, i cila do të ofrojë deri në 16GB RAM memorie dhe 256/512 GB hapësirë të përgjithshme, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Supozohet se Camon 20 të ketë një kamerë kryesore të pasme me 108 MP, një kamerë për fotografi ultra të gjerë me 13 MP dhe një tjetër për makro fotografi.

Ekrani do të jetë një AMOLED 1080p me shpejtësi rifreskimi prej 120Hz dhe një sensor të integruar brenda ekranit për leximin e shenjave të gishtërinjve.

Në anën tjetër Camon 20 Pro, thuhet se do të ketë një ekran LCD me madhësi prej 6.7 inç, çipin MediaTek Helio G99 SoC, një kamerë të pasme prej 32 MP, një kamerë të përparme me 32 MP dhe bateri me kapacitet prej 5,000mAh. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy