Ura, ura, s’është koha o burra !

by informim

S’është koha për ta hapur Urën e Ibrit, kështu tha sllovaku Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për t’ia vënë kapakun një çështje që mori vëmendjen e opinionit kosovar për më pak se 24 orë, ajo e hapjes së Urës mbi lumin Ibër, kërkesë kjo e asamblistëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, me propozimin e Aida Ferati-Dolit

Pas luftës së në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe e që ishte shëndrruar në një sinonim i ndarjes etnike, burim i shumë incidentëve që në të shumtën e rasteve ishin nga serbët sipas skenarëve që ua përgadiste Beogradi Zyrtar. Aty zë fillin edhe formacioni famkeq paramilitar “Rojat e Urës” që për vite maltretuan shqiptarët dhe këdo që ia mësyente veriut. Histori e trishtë, që jo rrallë herë kishte marrë vemendjen edhe të fuqive të mëdha në KS të OKB-së.

banner

Ura mbi lumin Ibër , hapje e saj për qarkullim ka qenë edhe temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raportëve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët.

Dhe pas 24 viteve, dy-tri ditë para takimin të radhës në Brukse në mes kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin kurtit dhe presidentit të Serbisë Alekandër Vuqiql në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mardhënje këto që s’u normalizuan kurrë, e që nuk do të normalizohen edhe për një kohë të gjatë, do të vinte si prej Zotit, kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të lirë nga Kuveni Komunal i Mitrovicës së veriut, institucion i braktusur nga serbët kosovar.

Histeri në vete qenë reagimet nga pala serbe, dhe jo vetëm nga Lista Serbe e njohur për kërcënime me destabilizim por erdhën edhe nga Beogradi zyrtar, nga vet presidenti i Serbisë që kërcënoi hapur me luftë nese bëhët ndonjë veprim në drejtim të hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të automjetëve motorike. Kjo histeri e reagimve të tyre shpërfaqi edhe një herë objektivat e shtetit serb, se Ura mbi Ibër është më shumë se sa një urë mbi të cilën duhet të lëvizin lirshëm mallrat dhe njerëzit, për serbët dhe hegjemoninë e tyre politike e teritoriale, është një kufi dhe çështja e veriut të vendit nuk ka të bëjë më çështje të të drejtave të njeriut, por është çështje teritoriale. Paçka që Beogradi zyrtar këtë asnjëhërë nuk e kan fshehur por dje siduket i dhanë formë më shumë me reagimet e tyre ndaj kërkesës së kuvendit të komunës veriore të Mitrovicës për ta kthyer urën në funksionin e saj normal.

Por, për habinë e shumë kujtë, Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurt dhe partia që e udhëheq ai,heshtën për kërkesën që vinte nga veriu i vendit, nga komuna veriore e Mitrovicës, që pakë ditë më parë në një proces zgjedhor shumë të diskutueshëm e kishte fituar. Mbase edhe vet Kurti,dhe qeveria që e udhëheq ai e dinë se tani nuk është koha për hapjen e Urës së Ibrit, por pak adrenalinë patriotike dhe pak propagandë, skenari i së cilës u bë në Prishtinë për qëllime puro elektorale dhe propagandë partiake se si “Luani i shqiptarëve” po ia bën 8 me 2 Serbisë, do ishte “melhem” për ta manipuluar opinionin para takimit të 2 majit në Bruksel, e që mund të sjellë të papritura të pakëndëshme. Por, një gjë duhet pranuar, tërë kësaj “meselje” për Urën mbi Ibër, duket se hajrin ia pa vetëm asamblistja e VV-së Aida Ferati-Dolit, e cila arriti ta marrë vemendjen e opinionit kosovar, së paku për pak orë. Të tjerat janë veç përralla ! /Informim.net

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy