Arrestimi i doktorëve për ryshfet, Zemaj thotë se Kurti ka vendosur militantë nëpër spitale

by informim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas arrestimit të një anesteziologu dhe një kirurgu në Gjilan, të cilët u arrestuan nën dyshimin se kanë marrë ryshfet për të kryer një operacion.

Zemaj ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke thënë se tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës.

banner

“Në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe shqetësimet tona për degradimin e plotë të strukturës organizative nga qeveria Kurti dhe ministrat e tij të shëndetësisë me ndërhyrjet dhe vendosjen e militantëve politik në QKUK dhe në spitalet rajonale. Ndërkaq, tani ka vluar edhe korrupsioni e nepotizmi, krejt kjo në kurriz të pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës. Sigurisht e fatkeqësisht, si zakonisht, tani dalin i sulmojnë hetuesit dhe prokurorët duke iu dalur kështu në mbrojtje shkelësve të ligjit”, ka deklaruar Zemaj.

Tutje, ai ka shkruar se “Kryeministri, prokurori dhe gjykatësi Kurti e ka fjalën e fundit. Verdikti dihet; shkelësit e ligjit – të VV-së, nuk duhet të hetohen, aq më pak të dënohen”.

Ndryshe, sot një anesteziolog dhe një kirurg në Gjilan, janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kanë marrë qindra euro ryshfet për të kryer një ndërhyrje.

Sipas policisë thuhet se anesteziologu kishte marrë nga viktima 100 euro, ndërkaq kirurgu 330 euro të tjera, i njëjti më pas i kishte kërkuar viktimës edhe 200 euro shtesë.

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar për Telegrafin se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për paraburgim.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj tyre do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy