Blakaj i reagon Haradinajt: Konfiskova dokumente nga ZKM-ja pa pasur show mediatik

by informim

Ish-prokurori Elez Blakaj, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, për deklaratat e tij të dhëna në emisionin Pressing në T7.

Blakaj tha se ato çka i ka deklaruar Haradinaj janë të pavërteta. Derisa tha se ai kishte konfiskuar dokumente nga ZKM-ja pa pasur nevojë për show mediatik.

banner

“E keni përmendur edhe çështjen e sigurisë nacionale duke e ndërlidhur me këto materiale! Si Kryeminister në atë kohë, duhet të siguroheshit që persona të pandërgjegjshëm brenda sistemit nuk do ti publikonin emrat dhe mbiemrat dhe të dhënat personale të mijëra aplikanteve për statusin e veteranit të UÇK-së, ndërsa për kohën sa kam qenë unë, asnjë informat e vetme nuk ka dal nga PSRK-ja. Ju i keni pasur nën kontroll të gjithë mekanizmat në atë kohë, madje edhe AKI-n që ju ka raportuar çdo ditë…! Të vetmit emra dhe mbemra të cilët prokurori i ka përmendur deri në atë fazë të procedurës kanë qenë tani të akuzuarit dhe kjo lehtësisht mund të dëshmohet; të gjitha të tjerat, duke filluar nga hartimi i emrave e deri tek publikimi i tyre, janë produkt dhe kordinim i personave që ju i njihni mirë, e që fatkeqësisht janë edhe nga sitstemi i drejtësisë!”, tha Blakaj në reagimin e tij.

Ky është statusi i plotë i tij në Facebook:

Ish-kryeministri flet përsëri për ish-prokurorin, jo për çështje private por për çështje zyrtare të një procesi ende të hapur!

Poashtu, përmend disa gjëra të cilat nuk qëndrojnë, thotë:

Prokurori ka kërkuar takim zyrtar, jo, kjo nuk qëndron! Prokurori ka komunikuar vetëm me shkresa sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale. Keni qenë JU që keni kërkuar takim me prokurorin, pasi që prokurori kishte takim vetëm me përfaqësuesit e zyrës për Çështje të Veteranëve të UÇK-së, e pastaj ai takim ka ndodhur aty për aty nën tension dhe me diktim “të bashkëpunimit” sipas kushteve tuaja. Ndërsa si përgjigjie, prokurori ju ka paralajmëruar se nëse nuk bashkëpunon, materialet do të konfiskohen! Të pranishëm aty kanë qënë edhe disa dëshmitarë!

Keni deklaruar se ia keni dhënë të gjitha materialet prokurorit. As kjo nuk qëndron! Po të ishte ashtu, pse prokurori i rastit i konfiskoj ato materiale pëmes urdhëresës! Kjo ka ndodhur menjëherë pasi ju i keni kthyer përgjigjien me shkrim prokurorit me atë letrën e famshme, të cilën më vonë ju vet e keni bërë publike, jo unë!

E keni përmendur edhe çështjen e sigurisë nacionale duke e ndërlidhur me këto materiale! Si Kryeminister në atë kohë, duhet të siguroheshit që persona të pandërgjegjshëm brenda sistemit nuk do ti publikonin emrat dhe mbiemrat dhe të dhënat personale të mijëra aplikanteve për statusin e veteranit të UÇK-së, ndërsa për kohën sa kam qenë unë, asnjë informat e vetme nuk ka dal nga PSRK-ja. Ju i keni pasur nën kontroll të gjithë mekanizmat në atë kohë, madje edhe AKI-n që ju ka raportuar çdo ditë…! Të vetmit emra dhe mbemra të cilët prokurori i ka përmendur deri në atë fazë të procedurës kanë qenë tani të akuzuarit dhe kjo lehtësisht mund të dëshmohet; të gjitha të tjerat, duke filluar nga hartimi i emrave e deri tek publikimi i tyre, janë produkt dhe kordinim i personave që ju i njihni mirë, e që fatkeqësisht janë edhe nga sitstemi i drejtësisë!

Të ndëruar qytetarë, paramendoni çfarë paradoksi; përderisa unë si prokuror kam konfiskur materiale në zyrën e Kryeminstrit dhe pa pasur nevojë për spektal dhe shoë mediatik, ndërsa shefi im, maksimumi çfarë ka mundur të bëjë ka qenë raportimi në zyrën e Kryeministrit, por edhe tek të tjerët sipas nevojës…!

Miq, nuk ndërtohet perspektivë e re me qasje të vjetër, e aq me tepër kur inati dhe hakmarrja vazhdojnë të jenë kryefjalë e punës sonë! Nëse dëshirojmë perspektivë më të mirë për vendin tonë, duhet të ndryshojmë për hir të gjenaratave të reja!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy