Këtë vikend u zhvillua java e 31 e AlbiMall Super Liges Kosovare në Futboll.
Dje, FC Drita arriti të shënojë fitore kundër FC Ferizaj me 3 golat e shënuar në 10 minutat e fundit nga Ardit Tahiri në minutën 81′, Kastriot Selmani në minutën 90’+1 dhe Marko Simonovski në minutën 90’+8. Në këtë ndeshje poashtu u shënua në mënyre ceremoniale loja e 300-të e Ardian Limanit.
Poashtu dje, Malisheva e mposhti Drenicen me rezultat 1:2 në luften për mbijetesë me golat e Behar Maliqi në minutën 7′ dhe Bleart Tolaj në minutën 24′ dhe kështu arrinë të largohet nga zona e mbijetesës me 36 pikë ndërsa Drenica vazhdon në poziten e fundit 23 pikë.
Në tre ndeshjet e sotme ndeshja në të cilën nuk munguan golat por në fund barazuan ishte ajo në mes Dukagjinit dhe FC Ballkanit e cila përfundoi me rezultat 1-1. Dukagjini kaloj e para në epërsi me golin e Vladislav Khomutov në minutën 71′ ndërsa golin e barazimit për Ballkanin e shënoi Albin Berisha në minutën 90’+4. Ballkani me këtë barazim tani posedon poziten e dytë me 62 pikë.
Ndërsa në dy ndeshjet tjera FC Prishtina vs KF Llapi dhe KF Trepça 89 vs SC Gjilani, nuk kishte fitues e as gola. Dy ndeshjet përfunduan me rezultat të bardhë 0:0.