UNË DHE ALPET: Promovohet libri i autorit Ndoc Mulaj

by informim

Para një audience me shumë personalitete të shquara nga vise të ndryshme të kombit, në hotel Tirana në Tiranë u promovua libri i autorit Ndoc Mulaj i titulluar “Unë dhe Alpet”.

Që në kopertinë, autori e shpreh në mënyrë shumë qartë se ai dhe Alpet Shqipëtare nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin. Në një nga temat e librit autori e thotë hapur: “Unë jam i dashuruar përjetësisht me Alpet, më dhëmb shumë vendlindja ime, Nikaj-Mërturi”. Autori me dhëmbshuri dhe dashuri të rrallë sjellë në mënyrë artistike një gamë shumë të gjërë problemesh të Nikaj-Mërturit, duke i dhënë punimit tiparet e një enciklopedie të shkurtër për atë zonë.

banner

Në libër analizohen me hollësi tema të tilla si: emblema e Nikaj-Mërturit, pozita gjeografike, pjesë të veçanta nga historia, domosdoshmëria e zhvillimit të gjithanshëm dhe turizmi si rrugë e vetme, bashkëjetesa ndërmjet Nikajve dhe Mërturit, disa zakone dhe rite nga lindja deri në vdekje, vajtimi dhe lirika te vajzat dhe gratë, gjama e burrave në Nikaj-Mërtur, kënga majekrahu si himn i Nikaj-Mërturit dhe i Alpeve, veglat muzikore të zonës, arti popullor dhe artistët Nikajmërturas, lojrat popullore, këngët e kreshnikëve, legjendat e figurat mitologjike, etnokultura e Nikaj- Mërturit, ushqimi dhe pijet tradicionale, llojet e gatimeve etj.

Libri vazhdon me atraksionet më të rëndësishme të zonës nga shpella “Bira e zezë” në Qeresh-Mulaj, te shpella e Rajës, shpella e Fratit, shpella e Alisë, Fusha e Ndërmajnës etj. Rrugës autori i librit “Unë dhe Alpet” evidenton të dhëna për disa prej intelektualëve apo personaliteve të rëndesishme Nikaj-Mërturas. Ai jep kështu një kontribut shumë të çmuar për të fiksuar dhe ruajtur të dhëna shumë të rëndësishme për vendlindjen e tij.

Ndoc Mulaj tregon se shtegtimin nëpër male e filloi si dashuri për vendlindjen, më pas si pasion dhe në vazhdim ju bënë të gjitha bashkë: dashuria, pasioni, turizmi, patriotizmi, vetëm se kurrë nuk arriti të bëhej biznesi i tij. Motivi për ta shkruar këtë libër, ndër të tjera, kishte buruar te zhvillimi i shfrenuar i natyrës së egër që kishte zaptuar rrugë e shtigje, ara e oborre. Por ajo që e bënte të vuante më fort shpirtërisht autorin, ishte vetmia që i kishte pllakosur kullat e bardha të Nikaj-Mërturit, shumë prej të cilave kishin filluar të shkatërroheshin, si edhe fakti që askush nuk interesohej më për to, madje as të zotët e shtëpive.

Libri “Unë dhe Alpet” përveq se do të na shërbej për të mësuar vlerat, traditat, zakonet e Alpeve shqipëtare, do të na shërbejë të gjithëve edhe për ta ruajtur të gjallë në kujtesë dhe për ta nderuar gjithmonë autorin e librit Ndoc Mulajn, dhe përpjekjet e tij të mëdha për t’i bërë ato vise ku u rriotë e ku u lind, të njohura e tërheqëse për gjithë boten.

Promovimi i librit u realizua në diten e lindjes së tij, në diten kur ai do t’i mbushte 55 vite. Ndoc Mulaj e kishte humbur jetën tragjikisht me 30 dhjetor 2021 në malin e Munellës (Pukë – Mirditë), gjatë një aktiviteti hulumtues dhe studiues për promovimin e vlerave natyrore të Shqipërisë.

Fjala e plote e Prof. Dr. Vuksan Kola

https://www.facebook.com/nikaj.merturi/posts/pfbid0ifR7zrPexpmKZ7rs7ffybYnghTMtZnfywAjRmUz5NsUEDcCQKdXiXhCSS9WFcD3hl?__cft__[0]=AZWQVhElmFW_3u6NUDlIBPxqsVikXUWVKFF23jZD1P0OWkxNVJraY7bK3YzB-6QPbOcpTefRDjLIc2YGCE-Nz7dR8O2BsZmU1AxnZoASBsOhUaYErX-CytIIm3dWFglV2rEeJlMGpheK0BP77K_lluMxo3OFJVkwe1g9yd1MUczqN70URpLAUhH0WhzUyAvfPWI&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy