Krahas informalitetit, siguria në punë është një një tjetër problematikë në Shqipëri.
Gjatë vitit 2022 kanë ndodhur 184 aksidente në pune. Gjithsej kanë humbur jetën në punë 32 persona.Inspektorati Shtetëror i Punës gjatë raportiti të vitit 2022 ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të shërbimit ‘delivery’ (shpërndarje) për shkak se punonjësit kryesisht motoristët janë ata që rrezikojnë më shumë jetën.
Rreth 32% e aksidenteve janë aksidente në sektorin e delivery-t.Edhe puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021.
Sot më 1 Maj, që konsiderohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në Shqipëri pati protesta simbolike dhe vëmendja u përqendrua te kushtet e punës dhe të drejtat e punëtorëve.