Kryeministri Albin Kurti në Ditën e Punëtorëve ka folur “një sërë hapash, vendimesh e iniciativash” që tha se i ka marrë Qeveria e tij për punëtorët.
Kurti thotë se vendimet e Qeverisë kanë prekur direkt jetën e punëtorëve.
“Si qeverisje e re kemi ndërmarrë një sërë hapash, vendimesh e iniciativash ligjore që prekin direkt jetën e punëtorëve. Kemi hartuar dhe dërguar në Kuvend Projektligjin për Pagën Minimale, ligj që presim që Kuvendi ta miratojë sa më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai përmendi punësimin e të rinjve që tha se u bë përmed platformës “Superpuna”, rritjen e pagave në sekyorin publik, si dhe planin që ta rrisin numrin e inspektorëve të punës.
“Me qëllim shtimin e inspektimeve për zbatim sa më të mirë të ligjit të punës është ndarë buxheti për të shtuar numrin e inspektorëve në terren. Ndërkohë që në buxhetin e këtij viti kemi paraparë 240 inspektorë shtesë në sektorë të ndryshëm”, shkroi Kurti