Në prag të Met Gala 2023 – Rita Ora në formë të mrekullueshme në kostumin e realizuar nga Karl Lagerfeld

by informim

Kanë mbetur edhe pak orë deri në ceremoninë prestigjioze, Met Gala 2023.

“Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” është tema e këtij viti në nder të stilistit të ndjerë, Karl Lagerfeld, i cili ndërroi jetë në vitin 2019.

Përpara eventit madhështor, disa nga yjet kanë marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Anna Wintour në New York.

Veç kësaj, në event ndër vitesh kanë marrë pjesë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Rita ka shpërndarë disa fotografi të realizuara më parë me një fustan të punuar nga kreatori Karl Lagerfeld.

“Në kujtim të Karlit, më duhej të ktheja këtë kostum të personalizuar që ai më bëri për një shfaqje të Chanel që isha me të në Monaco në vitin 2016. Shihemi nesër”, shtoi ajo.

Bëhet fjalë për një kostum unik të shkurtër të bardhë, të zi dhe me një pjesë rozë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy