T
Vendimi vjen pasi një hetim që filloi në vitin 2019 zbuloi se aparatet e alkolit të përfshira në këto raste nuk ishin kalibruar siç duhet.
I gjithë ky zbulim ka të bëjë me Alcotest 9510, një aparat për matjen e alkoolit i bërë nga Draeger Safety Diagnostics, Inc, raporton carscoops, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2019, një gjykatë zbuloi se ai prodhoi “rezultate të besueshme shkencore BAC”, por gjithashtu se “metodologjia vjetore e kalibrimit dhe certifikimit të përdorur nga OAT, nga qershori 2011 deri më 14 shtator 2014 nuk prodhoi rezultate të besueshme shkencërisht BAC.”
Më pas, një grua që ishte deklaruar fajtore për veprën penale në vitin 2013, kërkoi të tërhiqte pranimin e fajësisë saj mbi këto gjetje.
Si rezultat i dy rasteve dhe se si ato ndikojnë në njëri-tjetrin, rreth 27,000 të pandehur janë të lirë të kërkojnë një gjykim të ri ose të tërheqin pranimin e tyre të fajësisë. Kjo shifër përfshin të gjithë ata që u testuan me Alcotest 9510 midis 1 qershorit 2011 dhe 18 prillit 2019.
Gjykata gjeti se OAT kishte “një histori të mbajtjes së qëllimshme të provave shfajësuese, shpërfillje të hapur të urdhrave të gjykatës dhe sjellje të tjera të pahijshme”. Kjo sjellje e keqe përfshinte shkeljen e urdhrave të zbulimit duke mos prodhuar të dhëna të riparimeve ose prova të tjera shfajësuese.