Kryetari i Komisionit në Qeverinë e Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviq, ka deklaruar se shpreson që në bisedimet e sotme në Bruksel të miratohet deklarata për ta.
“Familjet kanë të drejtën për ta vënë paqen, për të mësuar për fatin e të dashurve të tyre dhe ta kenë mundësinë për t’i varrosur ata me dinjitet dhe mandej të gjithë ata që kanë kryer krime të ndiqen”, është shprehur Odaloviq raporton Kosovo-online
“Është me rëndësi që të arrihet tek ky dokument, për rikthim të procesit dhe vazhdim të punës për kontakt me familjet dhe rikthimin e shpresës për ta. Është me rëndësi sepse shpresa për ta ka humbur, për shqiptarë e serbë të cilët po i kërkojnë të dashurit. Marrëveshja është një dimension politik, por që nuk është çështje politike, por një çështje humanitare”.
Odaloviq ka thënë se ky proces është ndalur për shkak të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.