Serbia ratifikon tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit, përfshijnë edhe Kosovën

by informim

Serbia ka ratifikuar tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në samitin e procesit të Berlinit në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ky ratifikim po konsiderohet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt një tregu të përbashkët rajonal.

banner

Këto tri marrëveshje kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimeve të larta, lirinë e lëvizjes me letërnjoftim dhe njohjen e kualifikimeve profesionale për doktorë të mjekësisë, dentistë dhe arkitektë, njofton Klan Kosova.

Deri më tani, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë drejtim nuk ka lëvizur vetëm Bosnja e Hercegovina. Këtë proces po e bllokon Millorad Dodik, kreu i Republika Sërpskas, duke refuzuar të njohë dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa Qeveria e Malit të zi i ka miratuar dhe pritet që t’i ratifikojë edhe në Parlament.

Marrëveshjet nga udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, u nënshkruan më 3 nëntor në Berlin pas gati dy vjet negociatash, ndërsa do të hyjnë në fuqi pas ratifikimit nga të gjitha shtetet.

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy