Vuçiq kapet me Kurtin, Vllasin e Kamberin: Po bëjnë propagandë të ndyrë

by informim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka fluturuar sot drejt Brukselit për takimin e nivelit të lartë në Bruksel, ku në rend dite do të jetë cështja e të zhdukurve dhe draft-statuti i Asociacionit. Gjatë fluturimit është kujdesur që të dalë me një mesazh për opinionin në Serbi duke dashur të përçojë se po e zhvillon një betejë të ashpër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe “ndihmësit” e tij, siç i ka quajtur Vuçiq Azem Vllasin dhe deputetin shqiptar në kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin.

“Tash e disa ditë, veçmas dje dhe sot Albin Kurti është duke bërë propagandë kundër Serbisë në mënyrë brutale dhe të ndyrë, bashkë me ndihmësit e tij.  Janë inkuadruar të gjithë, nga Shaip Kamberi, Azem Vllasi. Të gjithë analistë, politikanë, po e kërvcënojnë Serbinë, po i rikujtojnë disa ditë të vjetra, flasin se si kanë luftuar për liri, po harrojnë se pikërisht serbët ishin ata që kanë luftuar për liri – jo vetëm kundër terroristëve por edhe kundër agresorit NATO.  Siç tha ai gjaku i Oliverit nuk do të kthehet, gjaku i Oliverit për liri nuk do të kthehet dhe nuk guxon të harrohet. Do ta kem parasysh këtë sonte. Rroftë Serbia, nuk ka dorëzim” ka thënë Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy