ZRRE: Marrëveshja me “Elektro Sever” ka ngecur tek kontrata me KEDS-in

by informim

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu bëri të ditur se kanë përfunduar të gjitha obligimet sa i përket marrëveshjes me “Elektro Severi” për faturimin e rrymës në veri të vendit, por shtoi se procesi ka ngecur te pika që ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës komerciale me KEDS-in.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Fejzullahu ka folur edhe për importin e energjisë elektrike. Ai ka thënë se për vitin 2022 çmimi mesatar i importit të rrymës ka qenë mbi 268 euro më i lartë se në vitin 2021.

banner

Anëtari i Komisionit, nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka kërkuar sqarim nga drejtues të ZRRE-së për rastet e ndërprerjeve të energjisë elektrike, për të cilat sipas tij nuk ka pasur masa ndëshkimore ndaj KEDS-KESCO.

“Periudha nëntor, vjetor në vend kemi mbi 23 mijë raste të ndërprerjes të energjisë elektrike, një pjesë janë të planifikuar e një tjetër jo. Si ZRRE pas evidentimit të këtyre rasteve ju nuk keni ndërmarrë ndonjë veprim ndëshkimor ndaj operatorit. Sa operator pas monitorimit tuaj kanë arrit ta përmirësojnë gjendjen në terren, nëse vazhdohet me këtë ritëm dhe a konsideroni ta merrni ndonjë rast për ndëshkim”, ka thënë Hyseni.

Për këtë Fejzullahu ka deklaruar se shumica e ndërprerjeve të energjisë elektrike tash e tutje ndodhin për shkak të investimeve në rrjet.

Ndërsa, sa i përket reduktimeve që kanë ndodhur në mënyrë indirekte, ai tha se ka pasur penalizm ndaj KEDS-it dhe KESCO-s.

Gjatë këtij raportimi në Komision, Fejzullahu ka folur edhe për rritjen e çmimit të rrymës mbi 15 për qind nga 1 prilli për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në vend.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy