Deputetit i Kuvendit të Kosovë, Haki Abazi, ka thënë sonte se nuk ka qenë i informuar se do t’i ndërrohej ulësja gjatë seancës së sotme, transmeton Paparaci., i është ndërruar ulësja në Kuvendin e Kosovës, për çka ai thotë se nuk ishte i informuar aspak se një gjë e tillë do të ndodhte.
Ai tha se në vend të tij gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës qe ulur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, transmeton Paparaci.
Abazi tregoi se ka kërkuar nga Muzaqi që të dijë se pse është tërhequr kartela.
“Ai më tha që i është thënë që tani e tutje duhet të ulet në vendin tim. Unë i tregova që nuk jam fare i informuar për këtë vendim dhe derisa nuk kam një vendim të tillë, i kërkova të ma liroj vendin. Sigurisht që Muzaqi u ndje keq, ai sigurisht ishte i keqinformuar, ishte manipuluar duke i thënë që unë jam i informuar”, tha ai sonte në Tëvë1
Unë nuk ishte i informuar as në telefon as përmes emailit, thotë Abazi. Ai shtoi se deputeti tjetër i LVV-së, Salih Zyba, kishte tentuar të krijojë një situatë të pakëndshme mes tij dhe kolegut, Besim Muzaqi.
“Zyba qëndronte mbi kokën time, duke tentuar të krijojë një situatë të pakëndshme aty brenda. Ne megjithatë nuk jemi shkollë e mesme, pavarësisht se si e konsiderojnë njerëzit punën e deputetit”, tha ai, teksa shtoi se më mirë do të ishte nëse do ta informonin atë për këtë ndryshim