E përkahu Marrëveshjen me Serbinë, Haradinaj: Po e ndihmoj Kosovën, jo Kurtin

by informim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke folur për mbështetjen që i ka dhënë Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se në këtë rast nuk është me Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, por me shtetin e Kosovës.

“Unë nuk jam me Qeverinë Kurti, as me kryeministrin Kurti. Unë jam me Kosovën dhe e shoh presionin nga aleatët tanë me e zgjidh këtë çështje (normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi). Edhe unë mundohem me i ndihmu Kosovës me e zgjidh në interes të vetin. Ne mundemi me i ndihmu Kurtit me e thye qafën, me u zënë ngushtë për të dhënë dorëheqje, por jo Kosovës”, ka deklaruar ai.

banner

Haradinaj në Debat Plus ka thënë se përkrahja e tij për marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është që të ndihmohet Kosova dhe jo Kurti.

“Mundohem ta ndihmoj Kosovën, jo Kurtin. Njëherë na e zuri rrugën Hashimi, e s’e shihnim Kosovën. I kemi pasojat, po jetojmë me to. Ose Isa ose Ramushi. Na e ka nxënë rrugën Ramushi, e krejt zi, nuk bën kështu”, është shprehur Haradinaj. /Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy