SC Gjilani e mposhti Dukagjinin me rezultat 2:0 ku dy golat u shënuan nga sulmuesi Mevlan Zeka i cili shënoj në minutën 27′ dhe 90’+8. Skuadra mysafire nuk arriti të shënoj dhe poashtu, pas shikimit të VAR, mbeti me një lojtar më pak shkaku i kartonit direkt të kuq për Ardin Dallkun në minutën 83′.
Ndeshja KF Ferizaj vs KF Drenica të cilat po luftojnë për mbijetesë në ndeshjen direkte, përfundoi me rezultat 2:0 për KF Ferizaj. Golëshënuesit për Ferizajin ishin Albin Krasniqi në minutën 51′ dhe Betim Haxhimusa në minutën 72′.
Të dy skuadrat pësuan nga një kartonë të kuq. Lojtari i ndëshkuar tek vendasit ishte Enhar Cakolli në minutën 66′, ndërsa tek mysafirët ishte Lukman Hussein në minutën 56′. KF Ferizaj tani ka pikë të barabarta me Trepça ’89 nga 34 pikë dhe qëndron 5 pikë largë zonës së mbijetimit.
Ndërsa, ndeshjen FC Malisheva vs Trepça ’89 të cilat poashtu po luftonin për mbijetesë, e fituan vendasit me golin e Bleart Tolaj në minutën 32′. Me këto 3 pikë te fituara FC Malisheva rënditet në poziten e 7-të dhe i laroget zones së rrezikshme me 39 pikë ndërsa Trepça ’89 mbetet akoma në zonë të rrezikshme me 34 pikë në poziten e 8-të.