Rrusta për Ekipin Menaxhues të Asociacionit: Nuk është shkarkuar, iu ka përfunduar mandati

by informim

Aktivistjka e PSD-së, Teutë Rrusta ka reaguar në lidhje me shkarimin e ekipit menaxhues për Asociacion, për të cilin lajmëroi sot ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky ekip menaxhues nuk është shkarkuar mirëpo i ka përfunduar mandati

banner

Rrusta ka thënë se nuk duhet që të manipulohet me terma, ndonëse thotë se dihet se cilat janë pikëpamjet e atij grupi për Kosovën.

“Ekipi menaxhues nuk është shkarkuar, siç po trumbetohet nga deputetë të pushtetit. Atij i ka përfunduar mandati. Mos manipuloni me terma. Punë e madhe do të ishte shkarkimi para takimit të 2 majit. Ç’na duhej puna e propozimi i tyre? Ai grup dihet çfarë pikëpamje ka për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Rrusta

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy