Zulfaj: Qeveria s’ka në plan të formojë ekip tjetër për draftstatut të Asociacionit

by informim

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit, ka thënë se Ekipi Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i ka përfunduar të gjitha detyrat që i ka pasur dhe se të martën mbrëma është “çmontuar” për shkak se nuk ka më diçka që mund të bëj.

Zulfaj draftstatutin e prezantuar nga ky ekip e ka quajtur skandaloz dhe komplet të papranueshëm për Kosovën.

“Ekipi ka konsumuar mandatin që ka pasur me atë përbërje të kontestueshme dhe me udhëheqësen Daniela. Me atë draft skandaloz ai ekip edhe është shuar. Draftin që e kanë deklaruar është komplet i papranueshëm për ne. Ka ekzistuar ky ekip. Është çmontuar, më nuk ka çka na duhet më ky ekip”.

Ai ka theksuar se në takimin e radhës pala kosovare do t’i paraqesë idetë e veta.

“Kur bisedojmë herën tjetër ne do të kemi idetë tona. Ne e kemi quajtur komplet të papranueshëm. Nuk janë vetëm kërkesat tona që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive (Asociacioni), është edhe qëndrim i BE-së dhe SHBA-së”.

Sipas Zulfajt, Qeveria nuk e ka në plan që të formojë një ekip tjetër menaxhues për draftstatutin.

“Nuk ka në plan sepse nuk ka çka i duhet askujt më ai ekip menaxhues. Ekipi ishte çfarë ishte, prezantoi dëshirën e tyre për një Republika Srpska në Kosovë. Me draft-statutin e tyre e kemi shpallur të papranueshëm, tash jemi në fazë të re ku kemi vizionin e kryeministrit”.

Duke folur për zgjedhjet në veri, Zulfaj ka thënë se Lista Serbe ka gabuar me zgjedhjen për t’i bojkotuar ato.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy