KF Ballkani ka barazuar në Suharekë kundër FC Prishtina në minutat e fundit.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Shefit Shefiti në minutën e 45’+3 për rezultat 0:1, ndërsa Albion Rrahmani shënoi në minutën 90’+5 për rezultat 1:1 dhe arriti të mbrojë 1 pikë.
Tani Ballkani qëndron 3 pikë larg Drites e cila ndodhet në poziten e parë me 66 pikë.
Kjo e fundit arrin të fitojë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku mposhti KF Llapin me rezultat 0:2 me golat e shënuar nga Blendi Baftiu në minutën 59′ dhe Raddy Ovouka në minutën 90’+3.
KF Llapi nuk arriti ta shfrytzojë mundësinë që ju dha në minutën e 21′ pasi që lojtari Festim Alidema humbi gjuajten nga pika e bardhë.