Erling Haaland arrin ta thyej rekordin e Premier League në sezonin e tij të parë, ai ka shënuar 35 gola deri tani në këtë sezonë ku mbeten edhe 5 lojë deri në përfundim.
Norvegjezi shënoi golin e tij të 35-të të kampionatit në ndeshjen kundër West Hamit për të kaluar para Alan Shearer dhe Andrew Cole që ishin më të mirët deri tani.
Haaland ditë më parë kishte vendosur një rekord tjetër ku për një sezon me 38 ndeshje, arriti ta kaloj Mohamed Salah me 32 golat për Liverpoolin në 2017-18.
“Është një natë e veçantë dhe një moment i veçantë. Jam vërtet i lumtur dhe krenar,” tha Haaland për medie.
Poashtu Manchester City ka arritur të shënoj 1000 gola nën menaxhimin e Pep Guardiola. Atij iu deshen 404 lojë që ta arrijë këtë sukses.