Të premten në orën 12 në Obiliq bëhet përurimi i shtatores së Fahri Fazliut, pas iniciativës nga bashkëveprimtari Arben Krasniqi.
Po kryhen punët e fundit.
Përveç rregullimit të saj, edhe hapësira ku do vendoset ajo, po shikohej në detaje.
Heroi kombëtar Fahri Fazliu po përjetësohet në shtatore këtu në qendër të Obiliqit.
E kur ajo që gati për t’u vendosur, organizatorët u kujdesën që ta mbulonin që të mos humbej ekskluziviteti
Mbulimi u desh të bëhej me vinç, meqë shtatorja 4 metra nuk mund të mbulohej ndryshe.
Por, shoferi gati sa nuk e dëmtoi njërën nga pemët afër.
Mbulimi u bë.
U sigurua që edhe mos të binte mbulesa.
Kështu gjithçka u bë gati që të premten në orën 12:00 të bëhet zbulimi i kësaj shtatore.
E iniciatori i kësaj shtatore është një bashkëveprimtar i Fazliut, Arben Krasniqi që tash jeton në Zvicër.
Kurse, edhe familjarët ishin shumë të lumtur për nderimin e Fazliut.
Ndër ta ishte edhe ai që e trashëgoi emrin e axhës së tij.
Ndërkohë, i pari i Obiliqit Xhafer Gashi tregon se sa kushtoi ky projekt.
Nga aty u ftuan për pjesëmarrje, qytetarë nga gjithë Kosova.