Kosova dhe Kroacia marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

by informim

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj dhe homologu i tij kroat, Mario Banozhiq kanë nënshkruar Marrëveshje Kornizë për Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Kjo marrëveshje kornizë u nënshkrua me rastin e pjesëmarrjes në ekspozitën dhe konferencën e ASDA-së (Adriatic Sea Defense & Aerospace).

“Në këtë takim, të dy ministrat diskutuan për shumë çështje relevante me situatën aktuale gjeopolitike, duke përfshirë ndikimin rus në Ballkan, domosdoshmërinë e unitetit përballë tendencës për destabilizim dhe cenim të vlerave demokratike, investimin e përbashkët në fusha strategjike sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes, me qëllim garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri Mehaj i ka thënë homologut kroat se Kosova është falënderuese për mbështetjen e deritanishme nga ana Kroacia dhe se përkushtimi do të jetë i fuqishëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm, ofrim të trajnimeve në fushën e kërkim-shpëtimit si dhe të deminimit.

Referuar njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës ministri kroat shprehu vlerësimin e tij për hapat e ndërmarrë nga ana e Kosovës për zhvillimin e ushtrisë, e po ashtu faktin e ngritjes së kapaciteteve ushtarake përmes blerjeve direkte, shtet më shtet, në përputhje me standardet e NATO-s.

Ministri Banoziq garantoi mbështetje të pakursyer nga ana e Kroacisë për Kosovën dhe të ardhmen tonë evropiane. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy