New York Times: Vrasjet në masë në Serbi, raste të rralla jashtë SHBA-së

by informim

Dy sulme këtë javë, që lanë 17 të vdekur, ishin të shtënat e para masive në këtë shtet në vitet e fundit.

Të shtënat masive si ato në Serbi gjatë kësaj që lanë më shumë se dhjetëra njerëz të vdekur, janë shumë më pak të zakonshme jashtë Shteteve të Bashkuara, ku ndodhin shumë shpesh.

banner

Të shtënat e para ndodhën të mërkurën në mëngjes, kur një nxënës i klasës së shtatë qëlloi dhe vrau tetë fëmijë dhe rojën në një shkollë në kryeqytetin e Serbisë, Beogradin. Nga nata e së enjtes, autoritetet u zhytën përsëri në kaos pasi tetë persona u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën në tri fshatra në jug të Serbisë. I dyshuari është në paraburgim pas një nate kërkimesh.

“Diçka e tillë nuk është regjistruar kurrë në historinë e shkollave të Beogradit”, tha Milan Nedeljkovic, kryebashkiak i qarkut Vraçar, pas të shtënave të para të mërkurën.

Serbët dihet se kanë depo armësh të mbetura nga luftërat ballkanike të viteve 1990 dhe ka pasur të shtëna të tjera masive në vend. Në vitin 2013, një veteran i luftërave ballkanike qëlloi dhe vrau 13 persona në një fshat afër Beogradit. Në vitin 2007, një burrë qëlloi për vdekje nëntë persona në fshatin Jabukovac, në Serbinë lindore.

Por Shtetet e Bashkuara, me shkallën e lartë të posedimit të armëve, mbeten vend i jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për dhunën me armë. Nga viti 1966 deri në vitin 2012, amerikanët përbënin 31 për qind të sulmuesve në të shtënat masive në mbarë botën, sipas një studimi të vitit 2016 nga Adam Lankford, profesor i kriminologjisë dhe drejtësisë penale në Universitetin e Alabamas. Studimi zbuloi se midis vendeve me më shumë se 10 milionë banorë, vetëm Jemeni kishte shkallë më të lartë të të shtënave masive për banorë.

Studiuesit që mbështesin të drejtat mbi armët kanë kundërshtuar gjetjet e Lankfordit, por ai ka thënë se kur bëhet fjalë për rastet që përfshijnë persona të armatosur të vetëm që kryejnë akte të rastësishme dhune, vetëm në SHBA ndodhin gjashtë herë më shumë me rastet e tjera të botës, në krahasim me numrin e popullsisë.

Këto janë disa nga të shtënat e fundit jashtë Shteteve të Bashkuara që janë kryer nga persona të armatosur të vetëm.

Tajlanda verilindore, 2022

Një oficer policie i cili ishte shkarkuar së fundmi vrau 36 njerëz, përfshirë 24 fëmijë, në një institucion ditor të drejtuar nga qeveria, të shtënat më vdekjeprurëse nga një autor i vetëm në historinë e Tajlandës. Më pas, i armatosuri qëlloi veten për vdekje në shtëpinë e tij.

Nova Scotia, Kanada, 2020

Në të shtënat masive më të rënda në historinë e Kanadasë, një person i armatosur vrau 22 njerëz në një komunitet rural në Nova Scotia. Masakra filloi në Portapique, një fshat me rreth 100 banorë në Gjirin e Fundy-t, dhe përfundoi më shumë se 13 orë më vonë në një pikë karburanti në Enfield, 88.5 kilometra larg, me personin e armatosur që u qëllua për vdekje nga policia. Dy javë pas të shtënave, kryeministri Justin Trudeau prezantoi një ndalim të armëve sulmuese të stilit ushtarak.

Korat, Tajlandë, 2020

Një person i armatosur vrau 29 persona në qytetin Korat, në verilindje të Bangkokut. Pas 18 orësh, policia e qëlloi për vdekje teksa fshihej në një qendër tregtare shtatëkatëshe.

Christchurch, Zelanda e Re, 2019

Pesëdhjetenjë myslimanë u vranë në dy xhami, në një masakër që personi i armatosur e transmetoi drejtpërdrejt në internet pasi publikoi një manifest të supremacizmit të bardhë në internet. Në vitin 2021, një gjykatës e dënoi të armatosurin, një australian, me burgim të përjetshëm pa asnjë shans për lirim me kusht. Ai ishte krimineli i parë në Zelandën e Re që mori një dënim të tillë.

Norvegji, 2011

Një ekstremist i vetëm politik bombardoi një qendër qeveritare në Oslo përpara se të shkonte në një kamp veror në ishull për anëtarët e rinj të Partisë Laburiste në pushtet, ku qëlloi 69 persona. Në total, 77 persona u vranë në dy sulmet.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy