Serbia në shtetrrethim?

by informim

Për shkak të ngjarjeve që tronditën Serbinë në ditët e fundit dhe frikës se mund të përsëriten krime të tilla, Sindikata serbe e Policisë i ka kërkuar Qeverisë që të miratojë masa për siguri, me procedurë urgjente. Dy vrasje masive regjistroi Serbia – një 14-vjeçar vrau të mërkurën 9 persona, dhe të premten një 21-vjeçar vrau 8 të tjerë. 

Sindikata ka kërkuar që të merret vendim për vendosjen e shtetrrethimit në periudha të caktuara të ditës në tërë territorin e Serbisë, që të sigurohet prania e vazhdueshme e policisë në të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme, si dhe shtrimi i patrullimit policor në afërsi të tyre, dhe që me mjete teknologjike në dispozicion të shërbimeve të sigurisë të intensifikohet monitorimi i rrjeteve sociale, raportoi Danas.

banner

Ndër tjerash, ka kërkuar që autoritetet të bëjnë kontrolle nëpër banesat ku banojnë personat me armë në posedim të ligjshëm dhe të konstatohet në çfarë mënyrë janë siguruar armët.

Po ashtu, Sindikata ka kërkuar që në shkolla të ofrohet një psikolog për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Përveç psikologut, ka kërkuar që nxënësi me lejen e prindit të bisedojë edhe me përfaqësues të bashkësisë fetare që i përket; të ndalojë të gjitha përmbajtjet në rrjetet sociale dhe mediat që janë me përmbajtje të dhunshme

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy