AC Milan rikthehet me fitore në San Siro, kësaj here me ndeshje shumë të rëndësishme kundër Lazios.
Ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 për Rossonerët me dy golat e shënuar në pjesën e parë, të parin e shënoi Ismael Bennacer në minutën e 17′, ndërsa super golin në minutën e 29′ shënoi Theo Hernandez.

Skuadra e Maurizio Sarri nuk arriti ta godiste portën asnjëherë në ndeshje ndërsa skuadres së Stefano Pioli-t i’u nevojitën vetëm 3 goditje drejt portës e 2 nga ato ta prekin rrjetën dhe të marrin 3 pikë të rëndësishme.
Lajm i keq për rossonerët në këtë ndeshje është lëndimi yllit të skuadres, Rafael Leao, cili në minutën 11′ u detyrua të dal jashtë fushes, vetëm 4 ditë para derbit së gjysem finales në Champions League kundër Inter.
AC Milan tani ndodhet në poziten e 4 me 61 pikë, ndërsa Lazio në poziten e 2-të me 64 pikë.