Në kuadër të Kongresit të rregullt të 44 të mbajtur ditë më parë në Romë, u votua unanimisht aplikimi i Federatës së Kosovës në Peshkatari Sportive, për anëtarësim në C.I.P.S. (Confederation Internacionale de la Peche Sportive).
Kongresi zgjati plot katër ditë, dhe në pikën e dytë të rendit të ditës kishte “pranimi i anëtarëve të ri”, e me këtë rast delegacioni nga Kosova, i përfaqësuar nga Arif Kadriu, kishte dorëzuar aplikacionin për pranim. Unanimisht u votua nga delegatët prezent, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstemin, konfirmon Kadriu. Pranimit të Kosovës i parapriu një axhendë e ngjeshur e delegacionit të Kosovës me shtetet tjera anëtare nga mbarë bota, të cilat e mirëpritën iniciativën e Kosovës për të qenë anëtare e C.I.P.S.
Gjatë kongresit u kuptua se shteti fqinjë, Serbia nuk kishte marr pjesë në kongres, me arsyetimin e pjesëmarrjes së Kosovës si anëtare e barabartë me shtetet tjera. Po ashtu, mësojmë nga Kadriu se, para votimit Serbia kishte lobuar për mospranimin e Kosovës, duke aluduar se ende është pjesë përbërëse e Serbisë.
Kosova do të merr pjesë në kongresin e ardhshëm, që do të mbahet në Cape Town të Afrikës Jugore në Prill të vitit 2024.
Anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare sportive është hap shumë i rëndësishëm për të qenë të trajtuar në mënyrë të barabartë në raport me vendet tjera në sferën e peshkatarisë sportive. Tashmë, peshkatarët kosovar do të kenë mundësi të marrin pjesë në gara dhe organizime ndërkombëtare në peshkatari sportive në kategori të ndryshme.