Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Dritës në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit triumfuan 1:2 ndaj “Intelektualëve”, për të mbetur fuqishëm në garë për titull kampion.
Ishte Meriton Korenica që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.
Por, rezultati u barazua në 1:1 nga Muharrem Jashari në minutën e 43-të.
Ballkani gjeti forcë dhe arriti të rikthente epërsinë nëpërmjet Lumbardh Dellovës në minutën e 85-të, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.
Me këtë triumf, Ballkani shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Drita në pozitën e parë.Pa fitues dhe pa gola u mbyll derbi tjetër mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Kryeqytetasve u duhej fitorja për të luftuar për pozitën e tretë, por që nuk arritën të triumfonin.
Gjilani mbetet i treti, pozitë që dërgon në garat evropiane me 51 pikë, shtatë më shumë se Prishtina e Dukagjini që gjenden në pozitat katër dhe pesë.Me rezultat të njëjtë u mbyll edhe dueli tjetër mes Llapit dhe Ferizajt.
Ky barazim ia humb shpresat Llapit për pozitën e tretë, pasi tani gjendet i gjashti me 42 pikë, nëntë më pak se Gjilani.
Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 35 pikë dhe do të luftojë deri në fund për të mos rënë nga elita e futbollit kosovar.