Dortmund e shkatërron Wolfsburgin me rezultat të thellë në Signal Iduna Park. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:0 në favor të vendasve me golat e shënuar nga Karim Adeyemi i cili shënoi në minutën 14′ dhe 59′, Sebastian Haller në minutën 28′ Donyel Malen në minutën 37′ dhe Jude Bellingham në minutat 54′ dhe 86′.
Karim Adeyemi ishte afër për Hat-trick po nuk arriti ta shfrytëzojë mundësinë që i’u dha në minutën 65′ nga pika e bardhë.
Mats Hummels sot festoj fitoren e 200 me Dortmund në ndeshjen e 339.
Dortmund tani mbetet vetëm 1 pikë larg nga vendi i parë, ndërsa Wolfsburgut në poziten e 7-të i vështirësohet situata për të marr pjesë në ligat Europiane vitin e ardhshëm.