Kryeministri, Albin Kurti, të dielën para gazetarëve tha se Ekipi Menaxhues për hartimin e draftit për Asociacionin ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet, pasi u pyet për shkarkimin e tij.
Bashkimi Evropian kritikoi vendimin e qeverisë kosovare, duke e cilësuar si shkelje të frymës së dialogut, por kryeqeveritari deklaroi se lirimi i ekipit nga detyra, ishte gjëja më e natyrshme dhe e logjikshme meqë ai ka kryer punën e vet me prezantimin e draftit në Bruksel.
Kurti foli edhe për propozimin e tij për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë, për të cilin tha se nga ndërmjetësit s’mori përgjigje e pala serbe as që deshi ta lexojë.
Në Bruksel, ai paraqiti nëntë nenet e marrëveshjes që sipas tij i shkeli Serbia, ku bëri të ditur se në takim u konfirmua se dakordimi mes dy vendeve është valid
Hapat e radhës dialogues kryeministri deklaroi se do të mësohen në takimin e ardhshëm që pritet të mbahet këtë muaj.