Pas një humbjeje nga Warriors në ndeshjen e kaluar, me fitoren e sotme Lakers e kthej sërish epërsinë e fitoreve serike.
Los Angeles arriti në një fitore dominuese 127-97 ndaj Golden State në ndeshjen 3 për të marrë epërsinë 2-1 në seri. Kjo i vendos ata në pozitë shumë të favorshme pasiqë ndeshja e rradhes luhet në shtëpi të hënën mbrëma.
Anthony Davis kryesoi të gjithë golashënuesit me 25 pikë, ndërsa LeBron James përfundoi me 21. Por ishte D’Angelo Russell ai që mbajti mbi supe pjesën më të madhe të barrës sulmuese për Lakers, veçanërisht në pjesën e parë. Ai përfundoi me 21 pikë të tijat në 8 nga 13 gjuajtje.
Warriors nuk arriten ta ndërtonin performancën e tyre siq e bën herën e fundit. Pavarësisht se mbajtën një epërsi prej shtatë pikësh në çerekun e dytë, ata u shpërbënë pasi lejuan Lakersat të mbyllnin pjesën e parë në një seri 30-8.
Një paraqitje e dobët e pjesës së dytë e dënoi natën e tyre dhe tani ata kanë nevojë për një fitore në ndeshjen 4 për të shmangur humbjen 3-1.