Masakra në shkollën fillore të Beogradit, vjen dorëheqja e parë nga qeveria serbe

by informim

 Ministri i Arsimit i Serbisë, Branko Ruzhiq, ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij të parevokueshme kryeministres serbe Ana Brnabiq, duke thënë se “dorëheqja është akt personal por edhe politik, në shoqëritë e zhvilluara demokratike është shenjë fuqie dhe në rajonin tonë shumë shpesh shenjë dobësie”.

Në letrën që ia dërgoi kryeministres serbe, Ruzhiq  ka shkruar se “u shpreh ngushëllimet më të thella të dashurve të viktimave në dhimbjen e papërshkrueshme”, shkruan KO, 

banner

“Pamjet dramatike të ngjarjeve nga shkolla, lotët e derdhur kur u shpreh ngushëllimet prindërve të pangushëllueshëm të fëmijëve të lënduar do t’i mbaj si vulë në shpirtin tim për gjithë jetën time”, tha Ruzhiq në letrën e dorëheqjes, të cilën ai e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy