Luftëtari i UFC-së, Tony Ferguson raportohet se është arrestuar nën dyshimin se ka vozitur në gjendje të dehur, derisa makina i tij u përplas me dy të tjera që ishin të parkuara.
Në pamjet e marra nga gazeta amerikane TMZ, vetura, që mendohet se i përkiste Fergusonit, i kthyer nga njëra anë me airbag të shpërthyer brenda, duke shtypur një Mercedes dhe një makinë tjetër jashtë një klubi të Hollivudit.
Luftëtari amerikan mbeti i pa lënduar pas përplasjes që ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit të ditës së sotme.
TMZ pretendon se oficerët e policisë e përshkruan Ferguson si “shumë jobashkëpunues” në vendngjarje dhe thanë se ai refuzoi të bënte një test të alkoolit.
Një nga makinat e përfshira në përplasje i përket reperit Cash Gotti, i cili doli nga klubi për të zbuluar se Mercedesi i tij ishte dëmtuar.
Ferguson luftoi për herë të fundit në shtator 2022, ku u mund në raundin e katërt nga Nate Diaz.