Stërvitjet Defender 2023 – NATO: FSK, me nivel të lartë të përgaditjeve

by informim

Në profilin zyrtar të FSK-së bëhet e ditur se FSK është duke bërë përgaditje të nivelit të lartë për të marrë pjesë në Kampin Stërvitor “Defender 2023”.

Sipas ministrit Mehaj, këto ushtrime ushtarake janë një test i rëndësishëm për FSK-në që të bëhet pjesë e NATO-s në të ardhmen e afërt.

banner

DEFENDER 23 është një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane dhe SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s.

DEFENDER 23 do të zhvillohet në territorin e shtetit Gjerman nga data 22 prill deri më 23 qershor, përfshin më shumë se 7,000 trupa ushtarak të SHBA-ve dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere të cilët do të demonstrojnë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për t’u grumbulluar shpejt dhe për t’u përgjigjur shpejt sulmeve eventuale luftarake në përgjithësi e sidomos ndaj prvokimeve që po ndodhin në Evropën Lindore, lufta në Ukrainë.

Ky është postimi zyrtar i ministrisë…..

https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/pfbid02Q6cERgCgCk3BDtxFZw7BpgfRKuvTuocPLTVZNXzohBWqHT58faKH297SGArMuyKgl?__cft__[0]=AZXrk5a0PsI-cMJ1uONVxqxS4DDtLrRGPM83xpo5_kE9KtqILH1IM6uMLX9PmntcWLeuDyVxoC5U-Wjlx8pc3mVFIDaS_a4wHwumY7v1ZeXqi3CXH9WLy50kIlSVyhX2epgzWc8Hj3IxW4W48udqzoj2QRpC1QvGPkZ0gSjeB1oPcycTYJpsm56QXcYgCUxHhxY&__tn__=%2CO%2CP-R
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy