Distria e Pejës e 5-ta e botës

by informim

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Në luftën ‘maratonike’ për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, italianja Odette Giuffrida, kategoria -52 kg, e cila, përkundër pasivitetit, nuk ndëshkohej nga gjyqtarët.

banner

Me vendin e 5-të, Disi fiton 720 pikë olimpike Paris 2024.

Sot garoi edhe Erza Muminoviq, e cila fatkeqesisht u ndal në luftën e parë. Gjithsesi shpresojmë dhe urojmë që dita e nesërme t’ju sjelle fat Nora Gjakovës (-57 kg), Flaka Loxhes (-57 kg) dhe Akil Gjakovës (-73 kg).

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy