Lajçak: Drafti për Asociacionin, pikënisje e rëndësishme për diskutim

by informim

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe çështja e të zhdukurve kanë qenë tema e diskutimit që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka zhvilluar me diplomaten zvicerane, Livia Leu. Në një njoftim në facebook, Lajçak thotë se drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues për asociacionin, është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme.

“Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i dialogut të nivelit të lartë i organizuar nga BE dhe i ndihmuar nga unë, që u zhvillua të martën e kaluar. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur. Jam i kënaqur që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës”, ka thënë ai.

Sllovaku thotë se mirëpret miratimin e palëve të deklaratës për personat e zhdukur dhe “pret që ato të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”.

“Kjo jo vetëm që do t’i ndihmojë familjet e tyre të gjejnë paqe, por edhe do të avancojë normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Lajçak.

Ndërsa sa i përket Asociacionit, ai thotë  se palët gjithashtu bënë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. “Megjithëse drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, ai është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve’’, ka thënë Lajçak

https://www.facebook.com/LajcakMiroslav/posts/675762617706356
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy