LDK-ja “sulmon” Konjufcën: Ai po konstaton se blloku i BE-së sikur po synuaka ta rrënojë Kosovën?

by informim

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pasi sot Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit, tha se Kosova s’ka çka kërkon në dialog nëse për Asociacionin nuk respektohet Kushtetuta.

Për më tepër, i pari i Kuvendit u shpreh se “nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, atëherë mirupafshim”

banner

E për këto deklarata dhe procesin e dialogut në përgjegjësi, Halimi e quajti Qeverinë Kurti konfuze dhe të mjegullt.

“Qeveri konfuze dhe e mjegullt Strategjia e kësaj qeverie është jo vetëm e vonshme, por ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes.
Pas pasojave, gjithmonë e krijojnë një gjendje tjetër – një realitet paralel – e që realisht kurrë nuk është kontinuiteti i asaj çfarë bëjnë. Fillimisht, të kënaqur me përfshirjen e vetmenaxhimit në Marrëveshjen e Ohrit, madje deri në glorifikim të saj, pastaj shkarkuan ekipin “vetmenaxhues” duke e projektuar si të dështuar”, shkroi ajo në Facebook.

“Rrjedhimisht, në mungesë të një fajtori kujdestar, të brendshme, ndezin turbo-makineritë kërkuese për fajtorë të tjerë, përjashtë. Kësaj radhe qenkan vendet e BE-së fajtore”, shtoi Halimi.

Sipas saj, Konjufca po konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synojnë ta rrënojnë shtetin kosovar, duke kërcënuar me largim nga dialogu.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synuaka ta rrënojë shtetin kosovar duke kërcënuar me largim nga dialogu!? Ndonëse, si gjithmonë nuk e thotë kah do t’ia mbajë pastaj”, përfundoi Halimi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy