Lushaku: Marrëveshja e Ohrit, më jo cilësorja që ka mundur të arrihet

by informim

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku ka thënë sonte se Marrëveshja e Ohrit që u arrit më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë, është “më jo cilësorja që ka mundur të arrihet” dhe për të deklaron se kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Sipas saj, gjatë këtij procesi janë bërë gabime në hapa, duke u vendosur në afate kohore për zbatimin e disa marrëveshjeve teknike me Serbinë e që thotë ajo, ka provokuar gjatë gjithë kohës.

banner

Ajo tha se nga kryeministri i KOsovës, Albin Kurti, në vazhdimësi kanë kërkuar që të arrijë një marrëveshje finale “ashtu siç ka premtuar”. Ky ka qenë qëndrim i prerë i LDK-së për arritjen e marrëveshjes finale e që ka njohjen reciproke në të, ku respektohen Kushtetuta dhe ligjet Kosovës.

Lushaku ka theksuar se LDK insiston që të bëhet maksimumi që Asociacioni të mos shndërrohet në diçka tjetër “që do të jetë një vetëmenaxhim, të ruhet Kushtetutshmëria dhe çfarëdo marrëveshje që të jetë të vijë dhe të interpretohet në Gjykatën Kushtetuese”.

“Kjo marrëveshje edhe sa i përket ikjes së nënshkrimit është obligative duke e bërë që të shkojë dhe të inkorporohet në të drejtën evropiane që në rrugëtimin tonë evropian do të na vijnë kriteret e dakorduara në Ohër si lloj kritere të BE-së, do t’i shkojnë edhe Serbisë, por do të jenë obligative dhe do të na vënë në pozita kur ne do të duhet ta ndryshojmë edhe Kushtetutën tonë”, tha ajo në Debat Plus.

Lushaku potencoi se Kosova ka mundur të negociojë më mirë duke i qëndruar afër aleatëve tanë ndërkombëtarë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy