Ryan Gravenberch do të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori holandez po kalon vitin e tij të parë në Munich, por pa arritur tëlë gjurmë.
Ashtu si Julian Nagelsmann edhe trajneri i ri i Bayernit, Thomas Tuchel nuk po llogarit në shërbimet e holandezit dhe i është kërkuar të gjej një klub të ri.
Manchester City është skuadra e radhës që i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar.
Cityzens janë në kërkim të një opsioni cilësor në mesfushë verën e ardhshme pasi Ilkay Gundogan do të largohet nga klubi sezonin e ardhshëm pasi i skadon kontrata dhe Grqvenberch pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola.
The Mirror ka raportuar se kampioni në fuqi i Anglisë pritet të dalë me një ofertë rreth 30 milionë euro për holandezin, ofertë qe pritet t’i përmbushë kërkesat e bavarezëve.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Bayernin, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë ku ka shënuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Përveç Cityt në garë për talentin e madh holandez janë edhe Arsenal dhe Liverpool.