Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha.
PDK ka shkruar se komandant Drini ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës.
“Në vitin 2018, Presidenti Hashim Thaçi, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të tij Ekremit dhe Drinit, u dorëzoi Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së, të shpërndar në rrjetin social “facebook”. Por në këtë përkujtim për Komandant Drinin, PDK-ja nuk kërkon edhe zbardhjen e vrasjes së tij
Ekrem Rexha i njohur si Komandant “Drini” u vra në rrethana misterioze para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000../ Informim.net