Sobotka: Tiroli i Jugut mund të jetë një shembull për Kosovën

by informim

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, tha sot se Kosova dhe Serbia duhet të kenë interpretim të njëjtë për marrëveshjen bazë të arritur në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj në Ohër.

Dekalrata e tij vjen pas një vizitë në Kosovë, ku takoi homologun Glauk Konjufca.

Ai tha se përkundër deklaratave dhe votimit kundër të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, marrëveshja e fasilituar nga Bashkimi Evropian nuk po zbehet, por duhet të ketë durim pasi nevojitet më shumë kohë për zbatimin e plotë të saj.

“Me sa di unë marrëveshja e Ohrit thotë se Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Unë mendoj se posaçërisht, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vendimtar për Kosovën, pasi aty janë të përfaqësuara më shumë shtete që janë në BE. Në situata të ndërlikuara dhe të ndjeshme, Këshilli i Evropës merr vendime dhe qenësore që kanë ndikim afatgjatë. Nuk mendoj se marrëveshja po zbehet, por në politikën ndërkombëtare duhet të kemi pak më shumë kohë. Ajo nuk bëhet çdo herë në hapësirat publike. Duhet të ketë dialog me besim të dyanshëm”, tha ai

Megjithatë, Sobotka përmendi si zgjidhje për Asociacionin edhe Tirolin Jugor, i cili sipas tij ka treguar se mund të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“Austria mund të jetë një shembull për Kosovën, nëse mendoni edhe për historinë e shekullit tonë të 20. Nëse e marrim shembullin e Triolit të Jugut, i cili ka treguar se si edhe këtu përmes rrugës së dialogut mund të arrihet një rezultat i mirë. Këtë mund të vlejë edhe për komunat të cilat janë të banuara nga serbët. Nuk ka alternativë që ata mos të hynë ata në zgjedhje. Zgjedhjet shërbejnë për të marrë pjesë dhe është një drejtë themelore në demokraci”, theksoi Sobotka

Krahas kësaj, dy kryeparlamentarët Konjufca dhe Sobotka morën pjesë edhe në “Punëtorinë për Demokraci – DEMOS-ti”, ku bashkëbiseduan me nxënës filloristë, në hollin e Kuvendit

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy