Vrau italianin dhe të bijën, shqiptari-gruas: Dua të përjetosh dhimbjen që më ke shkaktuar

by informim

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje tronditëse për vrasjen e dyfishtë në Itali nga shqiptari Taulant Malaj.

45 vjeçari vrau shtetasin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte një lidhje megruan e tij si edhe vajzën 16 vjeçare teksa kjo e fundit tentoi të mbronte të ëmën.

banner

45 vjeçari mësohet t’i ketë thënë gruas së tij se: “Nuk po të vras se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar.”

Fillimisht u mendua se 16 vjeçarja kishte mbrojtur të ëmën por në një video që ai ka xhiruar, ka thënë se do të vrasë edhe djalin

Ndërkohë sa i përket gjendjes së 39 vjeçares, mediat italiane raportojnë se është jashtë rrezikut për jetën. Ajo u sulmua gjashtë herë me thikë në bark.

Sipas versionit të Malajt, gruaja e tij ka pasur një lidhje jashtëmartesore me De Santisin, i cili jetonte në të njëjtin pallat. Ditët e fundit Malaj do t’i kishte njoftuar gruas se do të ndahej, por gruaja e tij do ta kishte bindur të qëndronte. Por në mbrëmjen e tragjedisë, përsëri sipas rrëfimit të tij, Malaj ka thënë se e kishte parë gruan e tij duke biseduar në celular me De Santis.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy