Bashkëpunëtori i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka treguar për sulmin e parë ndaj ish-kreut të shtetit në shkurt të vitit 1991.
Merovci tha se Rugova atëkohë kishte pasur një takim me udhëheqësit shqiptarë në Tiranë dhe kjo i ka irrituar serbët, duke u ndaluar kështu nga policia serbe në Brezovicë gjatë kthimit të tyre në vend.
“Në atë natë kur është dhënë lajmi i takimit në RTSh, i njëjti është dhënë edhe në Beograd dhe menjëherë i ka irrituar qarqet serbe. Shërbimet serbe kanë qenë të provokuara dhe këtu ka nisur provokimi njëherë në Han të Elezit. Janë maltretuar, janë qitur të gjithë jashtë nga tri makinat që kanë shkuar dhe i kanë liruar disi të dalin dhe ka ardhur mbrëmja i kanë ndalur në udhëkryqin e Brezovicës, me pretekstin që keni refuzuar ndalimin më herët, ky është skenari i bërë, dhe aty si e shpjegojnë njerëzit, aty për një qime floku kanë shpëtuar sepse kanë dashur t’i eliminojnë”, ka thënë Merovci në Rubikon