Bajrami tregon pse Blloku A5 ishte jashtë funksionit: Dëmet janë milionëshe

by informim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami konsideron se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të duhej të kishte informacion se pse Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka gjobitur Korporatën Energjetike të Kosovës me 3.2 milionë euro.

Reagimi i saj vjen pasi Rizvanolli deklaroi se nuk ka informacione për këtë çështje. Një gjë e tillë sipas Bajrami është shumë keq dhe e pafalshme.

banner

Ajo foli edhe për pasojat e mos-funksionimit të Bllokut A5. Sipas saj, dëmet ishin deri në një milion euro në ditë, teksa përmendi edhe tenderët që dyshohet se janë korruptiv.

“Blloku A pikërisht për tenderët të cilët kryeshefi ekzekutiv gjendet në arrest, u vu në funksion. Blloku A për shkak të këtyre tenderëve që po dyshohet që janë korruptiv, ka qenë jashtë funksionit që 10 muaj. 770 mijë deri në 1 milion euro në ditë ka qenë kostoja e mosfunksionimit të Bllokut A. Dhe tani pas arrestimit të z.Krasniqi KEK-u arrin që brenda dy jave ta fusë në funksion Blloku A”, tha ajo mbrëmë në Tëvë1.

Ajo thotë se e vetmja arsye që KEK-u ka fitim është sepse nuk ka bërë asnjë lloj investimi.

“Arsyeja tjetër, substanciale është që kemi pasur ngritje marramendëse të çmimit të energjisë elektrike. Si ka mundësi që KEK-u i ka mbi 100 milionë euro e Qeveria vetëm vitin e kaluar i ka shpenzuar reth 68 milionë euro energji elektrike për katër komunat veriore. Ai thjesht nuk mundet me u quajt rezultat financiar sepse po i bie që në kohën kur kemi importu energji elektrike shumë shtrenjtë, ne edhe paskemi pasë hapësirën me eksportu energji elektrike. Kjo vetëm sukses nuk mund të quhet”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy