​BE-ja shpreson që marrëveshja e Ohrit do të implementohet sa më shpejt

by informim

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar marrëveshja e Ohrit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, është një arritje në kuadër të dialogut dhe se ai shpreson që ajo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur.

Szunyog këto komente i ka bërë në përurimin e Muralit të e Energjisë së Mirë, që është pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Prishtinë, si simbolikë e të ardhmes energjetike me rastin e Ditës së Evropës.

banner

“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog, kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar Szunyog.

Ai u shpreh i lumtur që ka përfunduar edhe çështja e liberalizimit të vizave dhe kosovarët mund të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen, pa viza nga janari i vitit të ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy