Sonte në në Bernabeu, Manchester City përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.
Në një pronocim për medie, Pep Guardiola ka këmbëngulur se hakmarrja nuk është motivimi i tij, pasi sipas atij ai po e përgatit Manchester Cityn për një revansh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
Kujtojmë se City u mposht thellësisht nga skuadra spanjolle në gjysmëfinale një vit më parë dhe tani e ka një shans për të korrigjuar atë humbje. Ndeshja e parë e përballjes së tyre të fundit zhvillohet këtë mbrëmje në Bernabeu dhe Guardiola po fokusohet në lojën aktuale në vend që të shikojë 12 muaj pas.
Trajneri i Cityt tha: “Ka qene e vështirë, patëm një ndeshje të parë të jashtëzakonshme në Mançester dhe luajtëm shumë mirë edhe këtu. Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, por nuk ishte e mjaftueshme. I patëm përgëzuar dhe pranuar rezultatin dhe tani, një vit më vonë, jemi prap këtu.
Nuk jemi këtu për hakmarrje, është një mundësi tjetër. Një ditë do ta kemi atë që kërkojmë, do të arrijmë në finale dhe do ta fitojmë. Nuk ndodhi sezonin e kaluar kur u përballëm me Real Madridin dhe në këtë kompeticion e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë”.