Drejtoresha e USAID-it: Bideni mbështet fuqishëm normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

by informim

Drejtoresha e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Poëer, ka deklaruar të martën se mesazhi kryesor i presidentit Joe Biden është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shtoi se i gjithë rajoni ka rëndësi të madhe për SHBA-në.

banner

“Mesazhi kryesor i presidentit Biden është se sa i rëndësishëm është procesi i normalizimit dhe sa shumë duam ta mbështesim procesin dhe jemi të inkurajuar nga përparimi që është bërë deri më tani”, ka thënë ajo para gazetarëve në një ngjarje sportive në Beograd, raportoi mediumi serb “Blic”.

Ajo ka shtuar se rruga e integrimit ekonomik, lehtësimi i investimeve në biznes për investitorët e huaj dhe rritja e interesit të sektorit privat e bëjnë më të qëndrueshëm rajonin.

“Ne e njohim rëndësinë e mirëqenies për njerëzit e të dyja vendeve dhe padyshim nëse do të ketë normalizim, ai do të zhbllokojë mundësitë ekonomike që do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy