Një e mitur në Prishtinë ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur dhe njëri nga ta e ka filmuar edhe me telefon.
Lidhur me rastin një i mitur është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM SEKSUAL /KEQPËRDORIM I FËMIJËVE NË PORNOGRAFI/Prishtinë 22.01.2023 – 12:35. Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme. Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS. Me vendim të prokurorit një i dyshuar kosovar (i mitur) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.