Zakonisht, për raste të rëndësishme, ndriçohen qemerët karakteristikë të xhevahirit arkitektonik të Sydneit, i ndërtuar në vitet 1960 me një dizajn të arkitektit danez Jrn Utzon.
Por të shtunën e 6 majit, në ditën e kurorëzimit të Karlit III, ata mbetën në erresire, siç shkruante edhe Reuters. Vendimi për të mos ndriçuar Operën e Sidneit me rastin e kurorëzimit të mbretit Charles III ka rindezur debatin mes monarkisteve dhe republikanëve në Australi.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, laburisti Chris Minns, në detyrë prej pak më shumë se një muaji, shpjegoi se “sigurisht” respekton mbretin e ri, por se e konsideron më të rëndësishme t’i kushtohet vëmendje “ku dhe si i shpenzojmë paratë” e taksapaguesve”.
Minns shtoi se dëshironte të ruante traditën e ndriçimit të Operës “për momentet e sakrificës dhe heroizmit të australianëve dhe Australisë, ose kur ka një ngjarje të rëndësishme në Sidnei”, dhe kujtoi se vitin e kaluar kjo ndodhi 70 herë, kundrejt 23 te 10 viteve më parë, për një kosto të vlerësuar nga 50 deri në 60 mijë euro çdo herë.